Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e rrymës, ka nisur protesta e paralajmëruar nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” në Prishtinë.
Disa qytetarë me pankarta në duar u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” nëkryeqytet.
Ndërkohë, derisa ZRRE nuk tregoi për përqindjen e saktë të rritjes, Radio Evropa e Lirë raportoi me burime të brendshme se rritja do të jetë deri në 16 për qind.
ZRRE-ja tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim.