-2.1 C
New York
Monday, January 19, 2026

Buy now

Asnjë banorë serb në Sfeqël të Podujevës: Rashiq dhe Ravic “vërshohen” me vota

- Advertisement -

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka zbardhur manipulime me vota që shkojnë deri në mbi 4 mijë vota për një kandidat të vetëm, shkruan Periskopi.

Një dukuri interesante ka ndodhur në fshatin Sfeqël të Podujevës, i cili nuk është i banueshëm nga asnjë serb.

Por në këtë fshat rezulton se ish-deputeti Nenad Rashiq ka marrur 16 vota, ndërsa kandidatja tjetër serbe Sfetlana Ravic 16 vota.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, analisti Shemsi Jashari.

Ndryshe Periskopi ka raportuar nga burimet e veta më herët se nesër do të mbahet mbledhja e KQZ’së, në ora 13:30, ku pritet të vendoset ose jo për rinumërim të plotë./Periskopi/

Të ngjashme

Të fundit