3.6 C
New York
Tuesday, December 2, 2025

Buy now

Asnjë arsyetim për dhunën online

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Sot flas jo vetëm si një grua në politikë, por si një qytetare që ka përjetuar valë urrejtjeje, kërcënimesh dhe dhune online – vetëm sepse guxoj të marr pjesë në jetën publike.

Dua ta them qartë dhe prerazi: nuk ka asnjë arsyetim për abuzimin online. Asnjë.

Prania ime në politikë nuk është ftesë për dhunë. Mesazhet e mbushura me urrejtje, shpifjet, përpjekjet për të më frikësuar apo për të më heshtur – këto nuk janë mendime, nuk janë liri shprehjeje, por akte dhune të dizajnuara për të përjashtuar gratë nga demokracia.

Por, unë refuzoj!

Sepse kur dhuna online normalizohet, demokracia dobësohet.
Kur gratë frikësohen të flasin, shoqëria humbet zërat që i duhen.
Kur dhuna online maskohet si “kosto e pjesëmarrjes publike”, duhet ta quajmë atë me emrin e vet të vertetë: ajo është sulm ndaj barazisë, pjesëmarrjes dhe dinjitetit njerëzor.

Por, unë refuzoj!

Nuk pranoj që gjuha e urrejtjes të mbetet e pakontestuar në shoqërinë tonë.

Unë do të vazhdoj të flas, të punoj, të jem e pranishme me kokën lart dhe me vendosmëri. Nuk do të lejoj që frika të kufizojë potencialin e grave. Dhe i bëj thirrje çdo qytetari: të qëndrojmë bashkë, të mos lejojmë që gratë të detyrohen të zgjedhin mes sigurisë së saj dhe të drejtës për të marrë pjesë në jetën publike.

Sepse demokracia nuk mund të lulëzojë kur gjysma e shoqërisë frikësohet në heshtje.
Dhe unë, për vete, nuk do të hesht.
Mos hesht as ti!

#16DaysOfActivism #noexcuseforonlineabuse

Të ngjashme

Të fundit