Home Lajme Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare

0
Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare

E pavarësisht aplikimit në Këshillin e Evropës, Kosova është ende në procedura në këtë organizatë ndërkombëtare, derisa edhe gjatë këtij viti nuk ka asnjë anëtarësim të ri të vendit në arenën ndërkombëtare. Njohësit e politikës thonë se ky vit për ekzekutivin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është një vit i humbur, derisa kërkojnë më shumë fokus në punë të jashtme të vendit se sa në ato ditore.

Edhe këtë vit Qeveria e Kosovës nuk ka arritur asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Andaj ky vit po konsiderohet i humbur për institucionet nga njohësit e çështjeve politike.

Sipas profesorit Dritëro Arifi, shumica e punës së ekzekutivit ka qenë e fokusuar në punët e brendshme të vendit se sa të jashtme.

Nga ana tjetër, Fidan Ukaj thotë se ky vit po përmbyllet më një neglizhencë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ai thotë se është një arsye për këtë penalizim.

Në maj të 2022-tës, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pavarësisht aplikimit, anëtarësimi në këtë organizatë vazhdon të jetë në procedura.

Exit mobile version