17.4 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Asllani pas golit ndaj Komoreve: Realizova ëndrrën e fëmijërisë

- Advertisement -

Ndeshja Kosova  – Komoret do të mbetet veçanërisht e paharrueshme për Fisnik Asllanin, i cili ka realizuar golin e tij të parë me fanellën dardane.

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në kuadër të ndeshjeve miqësore të qershorit, duke e mposhtur përfaqësuesen e Komoreve me rezultat 4-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sulmuesi i formuar si futbollist në Gjermani ka shënuar në minutat shtesë të ndeshjes, duke e vulosur triumfin e Kosovës 4-2 dhe ai nuk i ka fshehur emocionet, duke e cilësuar këtë moment si përmbushje të një ëndrre të kahmotshme.

“Dikur e kam pasur ëndërr të shënoj një gol për Kosovën, sot e realizova. Jam jashtëzakonisht i lumtur që arrita ta bëj realitet dhe sidomos që i bëra krenar familjen time, që ishte në stadium duke më përkrahur”, është shprehur Asllani pas ndeshjes.

Të ngjashme

Të fundit