Mes protagonistëve të sezonit të suksesshëm të Interit, sigurisht që është edhe Kristjan Asllani.
Pas një sezoni të parë të kaluar në hije, në të dytin, mesfushori shqiptar, pavarësisht pranisë së një lojtari si Calhanoglu në atë rol, arriti të gjente më shumë hapësirë, duke dhënë pothuajse gjithmonë paraqitje mjaft pozitive.
Pikërisht për këtë arsye Inzaghi ka vënë gjithmonë veton për largimin e tij të mundshëm.
Kërkesat nuk kanë munguar asnjëherë, por Interi e ka përsëritur në më shumë se një rast mostransferimin e lojtarit. Megjithatë, në javët e ardhshme, situata mund të ndërlikohet vërtet.
Një klub mund të vlerësojë mundësinë e vënies në tryezë të një oferte që është absolutisht e rëndësishme nga pikëpamja ekonomike dhe e destinuar për të minuar siguritë e drejtuesve zikaltër për të mos privuar veten nga Asllani.
Sipas thashethemeve të fundit të transferimeve, Newcastle mund të bëjë një lëvizje të fortë për mesfushorin kuqezi në javët e ardhshme.
Klubi anglez me shumë gjasa do të detyrohet të shesë Bruno Guimaraes duke pasur parasysh interesin e fortë për të nga PSG dhe emra të tjerë të mëdhenj. Mes emrave në listën e drejtuesve të bardhezinjve, mësohet se është edhe mesfushori i Interit.
Zikaltërit nuk do të donin të humbnin mesfushorin e tyre, por Newcastle mund të vijë në tryezë me një ofertë që do të bëjë këdo të lëkundet.
Flitet për 40 milionë euro për të rrëmbyer ish-futbollistin e Empolit. /rtsh