Fundi i këtij sezoni pritet të shënojë edhe fundin e aventurës së Kristjan Asllanit te Interi.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kampionët në fuqi të Italisë kanë nisur të mendojnë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe janë duke planifikuar disa largime.
Në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga Interi janë Frattesi, Acerbi, Arnautovic, Correa, si dhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.
Drejtuesit zikaltër po bëjnë gati lëvizjet për afatin kalimtar të verës që po vjen, dhe mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet e ardhmja e Asllanit në muajt e ardhshëm.