6.4 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Asllani në La Liga, te Girona

- Advertisement -

Kristjan Asllani po kthehet te Interi pasi Torino po e vlerëson mbylljen e huazimit të tij në mënyrë të parakohshme, edhe pse ishte aktivizuar si titullar te ekipi nga Serie A.

Kjo pasi klubi torinez nuk është bindur nga performanca e përfaqësuesit shqiptar dhe po mendon ta largojë nga ekipi qysh këtë muaj.

Nëse Torino e mbyllë marrëveshjen e huazimit, Asllani do të rikthehet te Interi, i cili e mban në pronësi kartonin e tij, shkruajnë mediat italiane.

Interi pastaj do ta kërkojë një zgjidhje tjetër për të gjetur minutazh për mesfushorin kualitativ duke e huazuar sërish ose duke e shitur.

Sipas mediave italiane, Interi i ka nisur kontaktet me Gironën, e cila ka kërkuar informata nga Zikaltrit për lojtarin e tyre.

Interi e vlerëson 12 milionë euro kartonin e lojtari, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi i La Ligas do ta kërkojë lojtarin në formë huazimi apo ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Të ngjashme

Të fundit