-1.6 C
New York
Monday, December 15, 2025

Buy now

Asllani, lojtari i vetëm i pazëvendësueshëm te Shqipëria

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare mbylli një edicion historik të eliminatoreve të Botërorit 2026, duke siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në “Play-Off”.

Shqipëria grumbulloi 14 pikë në 8 ndeshje, me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, të dyja ndaj Anglisë.

Trajneri Silvinjo aktivizoi gjithsej 25 lojtarë, ndërsa Asllani ishte i vetmi që luajti çdo minutë të të gjitha ndeshjeve.

Më pak të përdorur ishin Enea Mihaj, Kastrati dhe Tuci, ndërsa Medon Berisha nuk u aktivizua fare.

Rei Manaj ishte golashënuesi më i mirë me 3 gola, ndërsa Asllani shënoi 2 dhe Uzuni 1.

Në total, kuqezinjtë realizuan 5 gola, po aq sa pësuan. Katër futbollistë kontribuuan me nga një asist.

Tani, ekipi është përqendruar te shorti i së enjtes, që do të përcaktojë kundërshtarin në play-off-in e marsit.

Të ngjashme

Të fundit