5.1 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Asllani i propozohet Fiorentinas

- Advertisement -

Mesfushori Kristjan Asllani pritet të largohet këtë muaj nga Torino, por jo për t’u kthyer tek Interi, kanë njoftuar mediumet italiane të hënën.

Për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Christian Chivu, drejtuesit e Interit menjëherë ia kanë propozuar Fiorentinës huazimin e futbollistit të Shqipërisë.

Asllani në fillim të këtij sezoni u huazua te Torino për një vit, por për shkak se nuk ka bindur me paraqitjet e tij, skuadra torineze ka kërkuar shkëputjen e marrëveshjes me Interin.

Torino në marrëveshje kishte të përfshirë opsionin e blerjes së Asllanit në verë për 11.5 milionë euro, por tashmë ka njoftuar Interin për vendimin e marrë rreth 23-vjeçarit.

Asllani këtë sezon ka 16 paraqitje për Torinon në të gjitha garat, ndërsa me skuadrën e Interit ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Të ngjashme

Të fundit