21.4 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Asllani dhe Taremi do largohen nga Interi në fund të sezonit?

- Advertisement -

Kristjan Asllani dhe sulmuesi Taremi pritet të largohen nga Interi në fund të këtij sezoni.

Gazetat italiane raportojnë se kjo dyshe do largohen nga skuadra “Nerzazzurri”.

Mesfushori shqiptar ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, por për shkak të minutazhit të vogël, pritet të gjejë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar.

23-vjeçari tashmë ka shumë oferta në tavolinë, madje edhe nga Premier League.

Kurse Mehdi Taremi, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2027, pati shumë ndeshje në dispozicion, por trajneri dhe stafi nuk u ndanë të kënaqur me të. Ai ka shënuar vetëm tri gola.

Të ngjashme

Të fundit