Mes emocioneve të mëdha dhe pritjes së një nate historike, sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shfaqur edhe një mesazh për këtë sfidë vendimtare.
Krahas një foto të gjeneruar, ku shihet ai dhe sulmuesi i Turqisë, Arda Guler, Asllani tha se historia shkruhet sonte.
“Bashkë për ta bërë ëndrrën realitet.
Historia shkruhet sonte!
KREJT KOSOVA n’FADIL VOKRRI”.
Ai po ashtu u shpreh se do të luftojnë deri në fund sonte.
“Është një moment i veçantë për ne si ekip dhe për gjithë Kosovën. Jemi përgatitur maksimalisht dhe e dimë çfarë rëndësie ka kjo ndeshje. Në fushë do të japim gjithçka, çdo duel, çdo top dhe çdo minutë do të luftohet deri në fund. Besimi është i madh dhe motivimi edhe më i madh. Tifozët tanë janë forca jonë kryesore. Me mbështetjen e tyre, gjithçka bëhet më e lehtë dhe më e madhe. Do të luftojmë deri në fund për këtë ëndërr.”, është shprehur Asllani.
Kosova hyn në këtë finale me synimin për të bërë historinë dhe për të siguruar një vend në Botërorin 2026, në një ndeshje që pritet të jetë e fortë dhe e pa parashikueshme.






