Ish-futbollisti Mesut Ozil, i cili dikur kishte veshur fanellën e Fenerbahces, së fundmi u bë kryefjalë me një video në rrjetet sociale.
Ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenali shfaqet duke ndihmuar në pastrimin e xhamisë së “Semsi Ahmet Pashës” në Uskudar.
Ata që e panë videon nuk mund të mos thoshin: “Allahu e shpërbleftë sipas zemrës së tij”.
Mesut Ozil u vlerësua për këtë sjellje dhe komentet si “Zoti e bekoftë”, “Zoti ua shtoftë numrin”, “Ti je njeri i bekuar”, “Një zotëri i vërtetë”.
Turko-gjermani tashmë është përkushtuar në fitnes, ndërsa trupi i tij ka pësuar ndryshime befasuese.
Ozil njihej si një lojtar me fizik të dobët, por që tani ka ndryshuar plotësisht.