14.5 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

“Askush nuk u afrohet atyre”, Haaland për Messin dhe Ronaldon

- Advertisement -

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland do të ketë një natë emocionuese të mërkurën mbrëma, pasi skuadra e tij Manchester City do të luajë kundër Borussia Dortmund në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve në Etihad.

Haaland mbërriti te City nga Dortmundi tre vjet më parë dhe është bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Në konferencën për shtyp, përveç Haaland, iu drejtua shtypit edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola.

Në një moment, Guardiola tha se Haaland është në të njëjtin nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, për shkak të ndikimit të madh që ai ka në lojë.

Haaland qeshi me këtë dhe mohoi me sinqeritet fjalët e trajnerit të tij.

“Askush nuk mund t’u afrohet atyre. Unë jam thjesht një norvegjez dhe nuk duhet të mendoj se jam i veçantë vetëm sepse shënoj shumë gola”, tha Haaland.

Të ngjashme

Të fundit