Prej kohësh, aktorja e njohur dhe deputetja, Adriana Matoshi po shijon romancën me futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld. Dyshja vazhdimisht bëjnë dedikime romantike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk kishte se si të mungonte edhe sot për “Shën Valentin”.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/02/785-0-60a96430e4855-640x960.jpeg)
Ka qenë Adriana, ajo që ka postuar një foto në Instastory, ku ka bërë edhe një urim të veçantë për partnerin e saj.
“Ti je me milje larg, por askush në është më afër zemrës time se ti. Je Shën Valentini im”, ka shkruar aktorja sipër një foto, ku shfaqen të dy së bashku.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/02/Adriana-Matoshi.jpg)
Deputetja është në gjendje të mirë shëndetësore pasi para një muaji iu nënshtrua një operimi në tru, pas rikthimit të tumori në kokë pas nëntë vitesh.