24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

ASK: Rritet për 15 përqind skema për Pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se këtë vit janë rritur skema për pensionet e FSK-së për 15.2 përqind, krahasuar me vitin paraprak.

Përmes një komunikate për media, thuhet se, gjatë këtij viti kanë përfituar 847 persona, kurse gjatë qershorit të vitit të kaluar kanë qenë 735 përfitues.

“Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë. Në muajin qershor 2024, krahasuar me muajin qershor 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-18,9%); skema për pensionet invalidore (-17,6%); skema e ndihmës sociale (-9,0%); skema për pensionet familjare (-6,2%); skema e pensioneve kontribut- paguese të moshës (-1,3%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,0%)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim deklarohet se rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve,” krahasuar me një vit më parë në muajin qershor 2024, krahasuar me muajin qershor 2023 kishte rritje të numrit të përfituesve nga Skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (13,8%); Skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(11,0); Skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (8,4%); Skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/’91 deri në vitin shkollor 1998/’99 (5,7%); Skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,3%); Skema e pensioneve bazike të moshës (0,9%); Skema për veteranët e luftës (0,7%); Skema e kompensimeve për personat e verbër (0,7%)”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit