Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 74 mijë e 704 janë popullsi në moshë pune.
Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se shkalla e personave joaktiv në moshë pune vazhdon të mbetet mjaft e lartë, 57 për qind.
Në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tre Mujorin e Dytë të vitit 2024 (TM2 2024) nga ASK thuhet persona jo aktiv nga mosha 15 deri 64 vjeç, arrin 613 mijë e 29 qytetarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023 sa ishin 700 mijë e 565.
Sfidë tjetër po ashtu sipas ASK-së është edhe një fakt tjetër, 78 mijë e 457 të rinj nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë.Ndërkaq, të punësuar në këtë periudhë (TM2 2024) sipas ASK-së janë 412 mijë e 482, derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2023 kanë qenë 420 mijë e 150.