2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

ASK gati për regjistrimin e popullsisë, 2 mijë euro gjobë për ata që refuzojnë procesin

- Advertisement -

Më 5 prill të këtij viti do të nisë procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë. E Avni Kastrati u.d kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka thënë se deri më tani në terren janë diku 3 mijë e 400 regjistrues.

I ftuar në emisionin “Ditari”, Kastrati tha se përkundër sfidave regjistrimi do të nisë më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj në gjithë Kosovën.

“Deri më tani në terren diku 3 mijë e 400 regjstrues. Në fakt ne kemi kërku 3 mijë e 500 mirëpo po flas me rezervë, sepse 2 mijë e 600 janë aktiv. Ka një fluks të ikje ardhjeve të regjistruesve sepse puna është vetëm dy muaj, do me thënë paguhen në terren. Ka sfida mirëpo ne kemi kërkuar që  konkursi të jetë i hapur në vazhdimësi, regjistruesit do të dalin në terren të premten secili në zonën e vet  dhe do të vazhdojë deri më 17 maj. Të dhanat preliminare ne duhet ti publikojmë tre muaj pas 17 majit, po ne besojmë që do ti publikojmë para tre muajve, sepse ka kapacitete dhe sistemi është i tillë që i pastron vet të dhënat”, tha ai.

Derisa i pyetur se çka do të ndodhë me ata qytetarë të cilët për arsye të ndryshme refuzojnë të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë, Kastrati deklaroi se të njëjtit do të gjobiten me 2 mijë euro.

“Të dhënat nuk janë shumë konfidenciale, emri, mbiemri, çështje demografike, niveli edukimit, punësimi… do me thënë krejtësisht të zakonshme pyetjet. Është arsyeja se pse ekonomia familjare nuk merr pjesë në regjistrim, nuk gjindet, refuzon, është një arsye. Nëse refuzon regjistruesi e ka për detyrë me i tregu mbikqyrësit, mbikqësrësi shkon i tregon që regjistrimi është i mirë publik, mandej është komisioni komunal që duhet me shku, do me thënë kryetari me ekip të vet apo e delegon dikend. Ne i kemi edhe disa juristë në qendër por jo në gjithë Kosovën mundemi me i shpërnda sepse është një strukturë e vogël dhe iu tregon se ka penallti, denim. Do me thënë në të ardhmen supozohet që ata që nuk regjistrohen duhet t’i paguajnë gjobat, 2 mijë euro është për individ jo për gjithë ekonominë. Pra nëse jeni 5 anëtare duhet t’i paguani 10 mijë euro sepse pas një kohe shërbimet nuk mund t’i merrni “, shtoi Kastrati.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit