11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

ASK: Çmimet e konsumit u rritën për 6.3% në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitin të kaluar

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin prill 2023.

Sipas tyre, ngritja më e madhe është vrenjtur te lëndët djegëse, produktet e qumështit, prodhimet ushqimore si dhe transporti.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 6.3% në muajin prill 2023, krahasuar me muajin prill 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet etj. (18.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (17.3%); qumësht, djathë dhe vezë (16.6%); prodhime ushqimore (13.9%); shërbime për transport (13.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokolatë dhe ëmbëlsira (12.8%); mish (12.4%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (11.8%); bukë dhe drithëra (11.7%); peshq (10.0%); kujdes personal (8.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (8.0%); shërbime hoteliere (7.9%); kafe, çaj dhe kakao (7.9%); këpucë (7.8%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7.2%); pije alkoolike (6.8%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.8%); pemë (6.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.0%); perime (5.1%); duhan (5.0%); blerje e automjeteve (3.2%); rekreacion dhe kulturë (2.8%); dhe veshje (1.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6.9%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërkaq, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.3% në muajin prill 2023, ku më së shumti patën ngritje pajisjet telefonike me 27.2%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0.3% në muajin prill 2023, krahasuar me muajin mars 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: pajisje telefonike dhe të telefaksit (27.2%); shërbime për transport (5.6%); veshje dhe këpucë (1.5%); pije alkoolike (1.5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); dhe pemë (0.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4%”, thuhët në raport.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit