Deficiti tregtar i Kosovës shënoi një ulje prej 8.6 për qind në muajin nëntor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Sipas ASK-së, gjatë nëntorit Kosova shënoi një rritje në eksportet e mallrave, të cilat arritën në 93.9 milionë euro, një rritje prej 22.8 për qind nga viti i kaluar.
Ndërsa, importet pësuan një rënie prej 4.5 për qind, duke arritur në 566.9 milionë euro.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej -8,6% në muajin nëntor 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 473,0 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 517,3 milion Euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me 16,6%. Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2024 kishte vlerën 93,9 milion Euro, ndërsa importi 566,9 milion Euro, që është një rritje prej 22,8% për eksport, si dhe një ulje prej (-4,5%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.” – thuhet në njoftimin e ASK-së.