FC Suhareka nuk ka lejuar befasi në kuadër të javës së 17-të të Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës në futboll.
Klubi nga Suhareka ka mposhtur KF Rilindja 1974 me rezultat 1-0 në stadiumin Shahin Haxhiislami në Pejë.
Golin me vlerë të tri pikëve e ka shënuar Mevlan Zeka.
Me këtë fitore, FC Suhareka tashmë renditet në vendin e parë në tabelë, duke marshuar drejt inkuadrimit në Superligë. /Scanner/