Pas angazhimeve të shumta në modeling në New York, Ashley Graham ka vendosur të marrë disa ditë pushime së bashku me bashkëshortin e saj, Justin Ervin, teksa kanë vizituar bregun e Amalfit në Itali.
34-vjeçarja e kopertinës së Vogue, ndau një koleksion imazhesh në Instagram, ku dukej se po kalonte momente shumë të këndshme, teksa shfaqej me rroba banje shumë zbuluese, duke kërcyer me të shoqin dhe konsumonte makarona.
Ylli shfaqet në foto me rroba banje ngjyrë kafe që i nxjerr në pah dekoltenë e saj teksa shijonte një shëtitje në një varkë. Ajo mbante një gjerdan të hollë ari dhe i mbante flokët e mbledhura, teksa kishte vënë një palë syze dielli të mëdha të zeza.
Modelja u pa gjithashtu duke u përqafuar me Justin teksa kishte veshur një fustan me ngjyrë të verdhë, çifti ka shkëmbyer më pas një puthje me njëri-tjetrin.