Ashley Cole, trajner i Cesenas

- Advertisement -

Ish-mbrojtësi i njohur anglez, Ashley Cole, pritet të nisë aventurën e tij të parë si trajner kryesor te Cesena në Serie B italiane.

Sipas raportimeve në mediat italiane, Cole është zgjedhur për të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të trajnerit të mëparshëm Michele Mignani. Për ish-futbollistin anglez kjo do të jetë hera e parë që drejton një ekip si trajner i parë, pasi deri tani ka qenë pjesë e stafeve teknike në disa klube dhe në përfaqësuesen e Anglisë.

Cole e njeh mjaft mirë futbollin italian, pasi gjatë karrierës si lojtar ka qenë pjesë e AS Roma në sezonin 2014-2015, përvojë që mund ta ndihmojë në ambientimin e tij në kampionatin italian.

Aktualisht, Serie B e gjen Cesena FC në vendin e tetë në tabelë, pozicion që e mban skuadrën në garë për zonën e “play-off”-it për ngjitje në Serie A.

Objektivi i klubit do të jetë të mbetet në luftë për promovim, ndërsa Cole pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në rolin e trajnerit.

Të ngjashme

Të fundit