Dyshohet se atij ia kishte zënë dorën dera.
Rasti ka ndodhur në një objekti banimi në Ferizaj
Sipas babait të tij, Mexhid Kuqi, djali i tij ishte tërhequr zvarrë për disa kate.
“Ai ka hyr në ashensorin e ndërtesës ku banojmë së bashku edhe me bashkëshorten. Në dorë e ka pasur një top, që i ka rënë në tokë. Djali ka tentuar ta marrë topin por dera e dëmtuar mbyllet dhe ia zë dorën”, tha ai për Klankosova.tv
Kuqi thotë se ka pasur disa herë ankesa rreth mirëmbajtjes së këtij ashensori por që asnjëherë nuk është intervenuar.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga ana e spitalit të Ferizajt.
Drejtori i Spitalit Selajdin Sallahu, tha për Klankosova.tv se pas ekzaminimeve fëmija është liruar në shtëpi.
“Ka qenë një fëmijë i moshës 5-6 vjeçare. Lëndimet nuk kanë qenë aq të rënda. Pas ekzaminimeve ai është liruar në shtëpi. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe policia, të cilët i ka njoftuar vet prindi”, tha Sallahu për Klankosova.tv
Nuk janë të rralla rastet kur si pasojë e defekteve në ashensor ndodhin edhe incidente.
Në shumë raste, qytetarët kanë mbetur të bllokuar, por edhe të lënduar si pasojë e rënies së ashensorit./ Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
