Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51. Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.