Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se pasi vërejtën shenja të prezencës së parazitëve në produktin peshk i ngrirë kanë asgjësuar 21 ton Peshk.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se u mor vendim qe malli brenda afatit kohorë ligjor nga operatori ekonomik duhet të kthehet në vendin e origjinës.
Tutje njoftohet se biznesi nuk arriti brenda afatit kohorë të kthej produktin në vendin e origjinës, ai paraqiti kërkesën për asgjësim, proces ky i cili u krye në prezencë të inspektorëve
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas hulumtimit të plotë mbi dyshimin e prezencës se parazitëve lloji Anisakis (krimba) në peshk të ngrirë. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe Ligjin e Ushqimit fillimisht u larguan nga tregu dhe qëndroi i bllombuar deri ne hulumtim të plotë, pas konfirmimit me an të analizave laboratorike.
U nxor vendim qe malli brenda afatit kohorë ligjor nga operatori ekonomik duhet të kthehet në vendin e origjinës ose ne të kundërtën duhet të paraqes kërkesë për asgjësim. Në pamundësi të kthimi asgjësohen 21,380 kg peshk i llojit Merluc produkt nga importi. Sipas legjislacionit në fuqi kjo sasi e peshkut nuk plotësonte kriteret ligjore për konsum publikë.
Epiket inspektuese profesionale të mjeksisë veterinarë të AUV-së, në kontrolle fizikë organoleptik, vërejtën shenja të prezencë se parazitëve në produktin peshk i ngrirë. Menjëherë sasi u ndalua për qarkullim në treg dhe e njëjta u mostrua për konfirmim me anë të analizave laboratorike.
Dyshimi i ngritur rezultoi se ishte evident, duke zbatuar proceduaren mbi produktin u vendos masa e ndalese për qarkullim, e njejta u bllokua në depon e distributorit. Biznesi nuk arriti brenda afatit kohorë të kthej produktin në vendin e origjinës, ai paraqiti kërkesën për asgjësim, proces ky i cili u krye në prezencë të inspektorëve. AUV është e vendosur të mos lejoj asnjë produkt në treg, i cili nuk është i përshtatshëm për konsum”, deklaron AUVK.