16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Asgjësimi i sulmuesve në Veri, Policia: Është lënduar lehtë një pjestar i joni

- Advertisement -

Në njoftimin për vrasjen e tre sulmuesve në veri të vendit, policia konfirmon edhe lëndimin e një zyrtari policor si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri. Sipas policisë, zyrtari i saj ka lëndime të lehta trupore.

“Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri më tani konfirmohet vrasja e tre sulmuesve, arrestimin i një sulmuesi tjetër dhe arrestimi i katër personave tjerë të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve.

Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, ka njoftuar policia.

“Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë”, informon policia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit