Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Endrick, do të largohet përkohësisht nga klubi pasi nuk arriti të impresionojë trajnerin Xabi Alonso.
Edhe pse është lidhur me një transferim në formë huazimi në Premier League, ku Manchester United dhe Aston Villa kanë treguar interes, 19-vjeçari ka të ngjarë të vazhdojë karrierën e tij te skuadra franceze Lyon, raporton Goal.com.
Huazimi në Lyon do të realizohet Endrick u rikthye në aksion fundjavën e kaluar pas një pushimi pesëmujor nga lëndimi, duke luajtur minuta në fitoren e madhe të Realit ndaj Valencias. Megjithatë, statusi i tij në Santiago Bernabeu duket se nuk ka ndryshuar.
Sipas Fabrizio Romano, Real Madridi po finalizon detajet e një transferimi në formë huazimi afatshkurtër te Lyon.
Negociatat janë në një fazë të avancuar dhe vetëm një kthesë e papritur e ngjarjeve mund ta ndalojë transferimin. Endrick do të kalojë gjashtë muaj në Francë dhe një detaj kyç i marrëveshjes është mungesa e një klauzole blerjeje.
Kjo ishte arsyeja pse Manchester United dhe Aston Villa hoqën dorë nga nënshkrimi i tij, pasi klubet angleze këmbëngulën për klauzolën, sipas ESPN Brasil.
Burime pranë klubit kanë zbuluar se një nga ndihmëstrajnerët e Lyonit, Paulo Fonseca, ka filluar tashmë një analizë të detajuar të performancave të Endrick.
Ai thuhet se po harton një dosje të gjerë mbi stilin e tij të lojës, duke shqyrtuar pamjet nga koha e tij te Palmeiras nga viti 2022 deri në vitin 2023, si dhe paraqitjet e tij të rralla për Realin.
Klubi francez e sheh Endrick si një shtesë afatshkurtër që mund t’i sjellë energjinë e nevojshme sulmit të tyre, ndërsa luftojnë për një pozicion më të mirë në renditjen e Ligue 1.






