7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Asamblisti “ultras” i VV-së bën thirrje që të gjymtohen tifozët e Fejnordit

- Advertisement -

Njëri nga drejtuesit e Plisave, Besnik Mujeci, i cili njëkohësisht është dhe asamblist në Komunën e Prishtinës, ka bërë thirrje për hulganizëm.

Mujeci ka shfrytëzuar rrjetin social, Facebook për t’u bërë thirrje Policisë së shtetit shqiptar që tifozët e Feyenordit të gjymtohen.

Policia e shtetit sbon me leju asnje tifoz te Fejnordit me dal prej shqiperise pa naj gjymtyre te thyeme” – ka shkruar Mujeci.

Është e ditur që shqiptarët kanë një lidhje tejet të ngushtë me ekipet e Italisë fqinje, dhe holandezët mund t’i cilësojnë pak më të largët, por thirrjet për huliganizëm nuk përkojnë aspak të bërit tifozllëk.

Ndryshe, kjo finale solli edhe mjaft incidente nga tifozët e të dyja klubeve, të cilët me të zbarkuar në Tiranë filluan me dhunën.

Dhe, për ta ndihmuar Shqipërinë në monitorimin e finalës së madhe të Conference League mes Romës dhe Feyenoord, Kosova ka dërguar pjestarë të Policisë atje. Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit