Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Leutrim Retkoceri ka thënë se sulmi ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, është shtyrë nga gjuha dhe sjellja arrogante e Përparim Ramës.
Retkoceri ka deklaruar se sulmi tinëzar ndaj Kupinës është turpi më i madh që i ka ndodhur ndonjëherë komunës.
“Sulmi tinëzar me shishe qelqi në kokë që iu bë kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, nga asamblistë të LDK-së, të shtyrë nga gjuha dhe sjellja arrogante e Përparim Ramës, është turpi më i madh i ndodhë ndonjëherë në Komunën e Prishtinës”, tha Retkoceri në një shkrim në Facebook.
Sipas tij, kryesuesi është figura që garanton funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës së Kuvendit, “ndaj fakti që ai u bë shënjestër dhune brenda këtij institucioni e bën edhe më skandaloze ngjarjen”.
“Përgjegjësia bie mbi kryetarin Përparim Rama dhe partinë e tij, të cilët e kanë degraduar këtë institucion në dhunë e kaos”.