Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec, Sejfullah Sejfullahu, ka reaguar pas zhvendosjes se festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.
Ndërkaq, i ka shkruar letër publike kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi. Në këtë letër, ai ka kërkuar nga Latifi ta kontaktojë bordin e “Sunny Hill” për ta ftuar që festivali të mbahet në Krushë të Madhe.
“Kemi 2 ambiente të përshtatshme, ku mundet me u mbajt në fshatin tonë, me gjithe infrastrukturen e nevojshme (kuptohet me pak organizim mundemi ca gjera me i rregullu),Tashme, kemi pervojen në organizimin e festivaleve te shumta ne Komunen tone, siç janë HARDH FESTI, AGRO FESTA, etj.Jam i sigurt se kemi konsenzusin e plotë të të gjithe aktereve dhe s’do kem ndonje kundershtim”, shkruan ai.
Letra e plotë e Sejfullah Sejfullahut e publikuar në llogarinë e vet në Facebook:
I nderuar Kryetar i Komunes, z. Smajl Latifi,
Duke pare hezitimin dhe mos-interesimin e institucioneve per organizimin e Festivalit SUNNY HILL, dhe me qellimin me te mir, nevojen per vazhdimin e ketij festivali ne Kosove, ju ftoj, e inkurajoj qe te kontaktoni bordin e ketij festivali, gjegjesishte z. Dugagjin Lipa, e ta ftoni qe festivali te mbahet ne Komunen tone, konkretisht ne Krushe te Madhe.
Arsyetim:
- Kemi 2 ambiente te pershtatshme, ku mundet me u mbajt ne fshatin tone, me gjithe infrastrukturen e nevojshme (kuptohet me pak organizim mundemi ca gjera me i rregullu),
- Tashme, kemi pervojen ne organizimin e festivaleve te shumta ne Komunen tone, siq jane HARDH FESTI, AGRO FESTA, etj.
- Jam i sigurt se kemi koncenzusin e plot te te gjithe aktereve dhe s’do kem ndonje kundershtim,
- Do dalim faqebardh para kengetares e Artistes se madhe IKONIK-e, DUA LIPA, themeluesit te festivalit, z. Dugagjin Lipa dhe gjithe ART-dashesve jo vetem Kosovar,
- Eshte nder dhe interes ekonomik e kulturor edhe per qytetaret e Komunes tone, gjegjesisht Krushes, qe ky festival te mbahet ne fshatin Emblematik, ne Krushe te Madhe.
Do keni mbeshtjen tone.
Me respekt, nga Art-dashësi, asamblesiti e miku juaj,
Sejfullah Sejfullahu,
Krushë e Madhe, 15.06.2022