22.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Asamblisti i Gjilanit ia numëron dështimet kryetarit Hyseni: Punët llugë e po merret me Llaushën

- Advertisement -

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Latif Maliqi, ia ka numëruar, siç thotë ai dështimet kryetarit Alban Hyseni.

Maliqi i tha se kryetari Hyseni po merret me fshatrat e komunave tjera dhe e Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa punët në Gjilan i ka ‘llugë’.

“Kryetari i komunës punët e veta llugë, gjen kohë të mirret edhe me Llaushën, Ministrin e Shëndetësisë dhe statistikat e migrimit“, tha ai.

Tutje, ai tha se komuna e Gjilanit kurrë më keq nuk ka qenë.

“Ky reagim nga unë si këshilltar komunal vije se brenda 24 orëve i kemi dy lajme të këqija për qytetin e Gjilanit si: 1. Pezullimi i tenderit për stadionin e qytetit 2. Njoftimi nga MAPL se komuna e Gjilanit nuk është fituese e grantit të performancës. Kurse kryetari i komunës gjen kohë për story për të gjitha komunat e Kosovës. Kurse komuna e Gjilanit kurr më keq nuk ka qenë.“, ka shkruar Maliqi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit