4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Asamblistëve të PDK-së në Drenas i bashkohet asamblistja Mirlinda Dvorani nga opozita

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar lajmin se Grupit të asamblistëve të PDK-së në Asamblenë komunale, i bashkohet asamblistja e “Demokratëve për Drenasin”, Mirlinda Dvorani, raporton Scanner.

Lladrovci ka shkruar po ashtu se “vendimi juaj e fuqizon edhe më tej moton e fitores, Bashkë për Drenasin. Interesi qytetar do të përfaqësohet më së miri me unitetin tonë, bashkëpunimin dhe harmonizimin e mëtejshëm për interesin qytetar, interesin e komunës tonë”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Grupi i asamblistëve të PDK-së në Drenas, nga sot, është më i madh edhe për një anëtare. Asamblistja Mirlinda Dvorani, deri tash pjesëtare e DD, kalon në PDK dhe do të jetë votë dhe vlerë e shtuar në Asamblenë komunale të komunës së Drenasit.
Mirë se vjen Mirlindë!
Vendimi juaj e fuqizon edhe më tej moton e fitores, Bashkë për Drenasin. Interesi qytetar do të përfaqësohet më së miri me unitetin tonë, bashkëpunimin dhe harmonizimin e mëtejshëm për interesin qytetar, interesin e komunës tonë.
Qeverisja jonë lokale do të vazhdojë të jetë shembullore me zbatim të ligjshmërisë, transparencë dhe llogaridhënie.
Respekt Mirlindë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit