19.6 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Asamblistët e VV-së në Kamenicë kundër vendosjes në shesh të bustit të heroit kombëtar, Isa Kastrati

- Advertisement -

Pesë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar vendosjen e bustit të heroit kombëtar Isa Kastrati në Kamenicë.

Po ashtu edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, nuk e ka përkrahur këtë nismë duke abstenuar.

Megjithatë, ky propozim ka kaluar me 18 vota.

Kjo është bërë e ditur nga portali lokal, Radio 24 Kamenicë

Asamblistët e Vetëvendosjes kanë propozuar që busti i dëshmorit të vendoset te shtëpia e kulturës “Isa Kastrati” dhe jo në shesh.

Isa Kastrati është babai i ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili vjen nga partia Socialdemokrate.

Në Kamenicë në pushtet është Lëvizja Vetëvendosje me në krye Kadri Rahimajn.

Të ngjashme

Të fundit