-5.3 C
New York
Tuesday, January 27, 2026

Buy now

Asambleja Kombëtare e Francës e miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

- Advertisement -

ciale nga fëmijët nën moshën 15-vjeçare, në kohën e shtimit të shqetësimit rreth ngacmimeve në internet dhe rreziqeve ndaj shëndetit mendor.

Me këtë projektligj propozohet që fëmijëve nën moshën 15-vjeçare tu ndalohen rrjetet sociale dhe “funksionalitetet e rrjetëzimit social” të rrënjosura brenda platformave më të gjera, duke e pasqyruar shqetësimin në rritje të publikut për ndikimin e mediave sociale ndaj të miturve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ligjvënësit votuan me 116 vota “për” e vetëm 23 “kundër” projektligjit. Legjislacioni tani do t’i dërgohet Senatit para votimit përfundimtar në dhomën e ulët.

Presidenti Emmanuel Macron i ka përmendur rrjetet social si një faktor për t’u fajësuar për dhunën mes të rinjve. Ai po i bën thirrjve vendit të vet që ta ndjekë shembullin e Australisë.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, Australia e futi në fuqi ndalimin e platformave të rrjeteve sociale për personat nën moshën 16-vjeçare. Këtu përfshihen platformat e famshme, “Facebook”, “Snapchat”, “TikTok” e “YouTube”.

Macroni dëshiron që kjo masë të jetë në fuqi në kohën e fillimit të vitit të ri akademik, në shtator.

“Me këtë ligj, ne po vendosim një kufi të qartë në shoqëri dhe po themi se rrjetet sociale nuk janë të padëmshme. Fëmijët tanë po lexojnë më pak, po flenë më pak dhe po e krahasojnë më shumë veten me njëri-tjetrin. Kjo është një betejë për mendje të lira” – tha deputetja Laure Miller.

Vendimi i Australisë është duke u studiuar edhe nga shtete të tjera, përfshirë Britaninë, Danimarkën, Spanjën dhe Greqinë./Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit