Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të kërkuar një armëpushim humanitar në Gaza në një demonstrim të fortë të mbështetjes globale për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas, raporton France24.
Votimi në organizmin botëror prej 193 anëtarësh ishte 153 pro, 10 kundër dhe 23 abstenime. Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por mesazhet e asamblesë “janë gjithashtu shumë të rëndësishme” dhe pasqyrojnë opinionin botëror, tha të hënën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.