22.4 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Asambleja e OKB-së, Osmani javën tjetër në New York për takime e aktivitete

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që nis punimet nga java e ardhshme dhe zgjat deri në fund të shtatorit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

Kupina tha se Osmani do të ketë takime me homologë dhe aktivitete të tjera përgjatë javës së Nivelit të Lartë të mbledhjes se Asamblesë së Përgjithshme.

“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator

Të ngjashme

Të fundit