10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

As Zidane, as Mbappe dhe as Henry, kjo nuk ndodhte prej 75 vitesh, debutuesi më i ri mahnit me dopietë

- Advertisement -

As Zinedine Zidane, as Kylian Mbappé, as Thierry Henry… Rikthimi i Ligue 1 solli shpërthimin më të madh, duke iu referuar debutimit të një lojtari të ri, që kampionati elitar francez ka përjetuar në historinë e vet.

Eliesse Ben Seghir (Saint-Tropez, 16-2-2005) mund të mburret se është futbollisti më i ri (17 vjeç, 10 muaj dhe 12 ditë) që ka shënuar një dopietë në debutimin e tij në Ligue 1. Ai theu rekordin e vendosur nga Jean Deloffre (18 vjeç, 10 muaj e 12 ditë) me Lens më 1958. Philippe Clement e futi në lojë në vend të Ben Yedder në pjesën e parë, me rezultatin 1-1. Dhe Ben Seghir shënoi menjëherë.

Megjithatë, lojtari i U-18 me Francën, që mund të përfaqësonte edhe Marokun, e kishte ruajtur më të mirën për në fund. Në 85’ shënoi me një goditje të shkëlqyer golin e dytë personal në këtë ndeshje. Një debutim mbresëlënës sa për të bërë tifozët e Principatës të ëndërrojnë, shkruan Telesport.

Sipas ‘Opta’, Ben Seghir është lojtari më i ri (17 vjeç e 315 ditë) që ka shënuar një dopietë këtë sezon në ligat e mëdha. Ai është gjithashtu më i hershmi që ka shënuar dy gola në debutimin e Ligue 1. Duhet theksuar se Thierry Henry, edhe nëse nuk ndodhi në debutimin e tij, shënoi një dopietë me Monaco kur ishte më i ri: 17 vjeç e 255 ditë.

Janë edhe katër lojtarë të tjerë që, duke qenë më të rinj se Ben Seghir, shënuan për Monaco në Ligue 1. I pari është Kylian Mbappé (17 vjeç, 2 muaj e 1 ditë), i cili megjithatë nuk regjistroi dopietë derisa u rrit disi në moshë. Ata pasohen nga Pietro Pellegri (17 vjeç, 5 muaj e 11 ditë), Thierry Henry (17 vjeç, 8 muaj e 14 ditë) dhe Benoit Badiashile (17 vjeç, 9 muaj e 26 ditë).

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit