Barcelona dhe Dani Alvesi nuk pritet që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Sipas asaj që ka raportuar “AS”, 39-vjeçari do të largohet nga “Camp Nou” si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.
Mediumi spanjoll ka raportuar se krerët e klubit kanë vendosur për të mos i ofruar kontratë të re Alvesit.
Gjithashtu, thuhet se për këtë vendim do të informohet së shpejti edhe vetë mbrojtësi brazilian.
Dani Alves u rikthye në vitin e kaluar te Barcelona, teksa kontrata e tij zyrtarisht skadon më 30 qershor të këtij viti.
Në sezonin e fundit, Alves regjistroi 14 paraqitje me katalunasit në La Liga. Ai shënoi një gol dhe shtoi tri asistime.