20.8 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

“As sinjal, as telefon”, ish-bashkëlojtari i Ronaldos zbulon ritualin e tij para gjumit

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo shmang mbajtjen e telefonit në dhomën e gjumit kur fle, sipas ish-bashkëlojtarit të tij te Portugalia, Cedric Soares. 

Sulmuesi i Al-Nassr dhe Portugalisë, Ronaldo, nuk e mban telefonin pranë vetes gjatë gjumit, ka zbuluar Cedric, i cili ka luajtur 25 herë krah tij me kombëtaren. 

Cedric ka treguar se pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka dhënë këshilla për të qëndruar larg telefonit në orët e gjumit.  

Ronaldo, i njohur për kujdesin ekstrem ndaj dietës dhe orarit të gjumit, e merr shumë seriozisht mënyrën si kujdeset për veten për të zgjatur karrierën edhe në moshën 40-vjeçare. 

“Ai ndalon përdorimin e celularit në orare të caktuara. Thotë se ndikon në gjumin e tij, ndaj e lë jashtë dhomës së gjumit”. 

“Njëherë më tha: ‘Cedric, nuk duhet të përdorësh 5G, sepse ndikon në gjumin tënd.’ Kjo ndodhi kur doli 5G. Nuk e di nëse ende e ndjek këtë praktikë, por e bllokonte sinjalin që të flinte x orë”, ka thënë Cedric për ESPN Brasil. 

Edhe pse Ronaldo mund të mos jetë mashtruar nga teoritë konspirative, dezinformimi ishte shumë i përhapur gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u pretendua në mënyrë të rreme se 5G dëmton sistemin imunitar dhe se virusi mund të transmetohej përmes rrjeteve 5G.

Të ngjashme

Të fundit