-7.7 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

As Sarrazini s’u bie tamam, eksponentët e VV-së i “gjuhen” diplomatit gjerman: Nuk e ka idenë çka flet

- Advertisement -

Ndër të paret që ka reaguar ndaj kritikave të diplomatit gjerman, ka qenë deputeti i VV-së, Dimal Basha.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mënyra e shprehjes së diplomatit gjerman nuk është në rregull.

Sarrazin po thotë që është jashtëzakonisht e rëndësishme lëvizja e lirë për mallrat e Serbisë në Kosovë, kurse është kategorik kundër lëvizjes së lirë të automjeteve mbi Urën e Ibrit! Dhe në fund thotë, jemi aleat dhe mik i juaji. Për besë kjo nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati”, ka shkruar ai.

Edhe më i ashpër ka qenë Sadri Ramabaja, analist politik dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se diplomati gjerman nuk e ka idenë se çka flet.

Diplomati M.Sarrasin nuk e ka as idenë çka flet. Ai jeton në botën e tij ideologjike (të gjelbërt) dhe për rrjedhojë as që e njeh realitetin! Prandaj kur përballet me gazetar profesionist e me ndjesi të kultivuar qytetarie, siç i ndodhi në intervistën dhënë KTV-së, bëhet qesharak”, ka shkruar Ramabaja.

Kurse, këshilltari kryeministrit, Jeton Zulfaj, ka qenë më i matur ndaj diplomatit gjerman.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar për takimin e Kurtit me Sarrazinin.

Ai ka treguar se pse Kosova nuk e ka pranuar kompromisin e ofruar nga diplomati gjerman.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin për të diskutuar mbi mundësitë e zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA. Pas tre vitesh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, kemi një zgjidhje kompromisi. Serbia tash e ka kushtëzuar këtë zgjidhje me heqjen e masave të sigurisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë. Këto dy çështje nuk janë të ndërlidhura”, ka shkruar Zulfaj.

Sipas tij, masat e Kosovës kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit.

Masat e Kosovës nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin nga kërcënimet ndaj sigurisë së shtetit tonë. Ato nuk janë marrë nga Ministria e Tregtisë, por nga autoritetet tona të sigurisë. Kosova është shteti më proaktiv në Procesin e Berlinit dhe Kryeministri Kurti ka promovuar vazhdimisht integrimin e mëtejmë të rajonit”, ka vlerësuar ai.

Çka tha Sarrazini?

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosarritjen e një pajtimi i cili ka të bëj me CEFTA-n.

Ai ka treguar se Qeveria e Kosovës ka refuzuar të e zhbllokojë futjen e mallrave serbe.

Gjatë një interviste për “Interaktiv”, ai ka treguar se kryeministri dy herë e ka refuzuar një kompromis të tillë.

Diplomati gjerman ka bërë me dije se në këtë proces Kosova do ta bllokojë vetëm veten.

Është relativisht e qartë për mua se si është situata. Nëse Procesi i Berlinit nuk arrin të ofrojë rezultate konkrete në tregun e përbashkët rajonal, gjithë shpresat që kishim në planin e ri të rritjes, por edhe në idenë që të kemi këto katër liri në rajon duke sjellë mundësi për njerëzit të lëvizin lirshëm, mallrat të qarkullojnë lirshëm. Do të jetë kthesë prapa në besimin që mund të integrojmë rajonin bashkë. Do të jetë shumë keq kjo. Nuk do të ndalemi vetëm pse Kosova po bllokon. Kosova mund të bllokojë vetëm veten. Do të adoptojmë mundësi tjetër për një mekanizëm të përkohshëm, jo CEFTA”, është shprehur Sarrazin.

Ai ka folur edhe për çështjen e hapjes se urës mbi lumin Ibër.

Ai ka thënë se kur qeveria thotë se ka moment pozitiv për këtë, nuk iu beson.

Dëgjoni, në këtë moment, kur thuhet se ka një diskutim ndëretnik dhe ka një momentum bashkues pozitiv për hapjen e Urës, unë nuk i besoj Qeverisë së Kosovës. Sepse çdo të dytën ditë apo çdo të dytën javë kemi masa të pakoordinuara në veri dhe që japin sinjal për këtë. Dhe mendoj se është shumë e rëndësishme për nga pikëpamja ime personale që të kemi një gjendje më të mirë të komunikimit në veri të Mitrovicës”, është shprehur diplomati gjerman. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit