Ministri në detyrë i Bujqësisë njëherësh deputeti nga koalicioni LVV-GUXO-Alternativa, Faton Peci, ka folur për letrën që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i dërgoi kreut të LDK-së për koalicion qeverisës.
Peci në një lidhje direkte me Arben Ahmetin ka thënë se ka deklaruar që preferon një qeveri stabile të koalicionit ku shumica është shqiptare, por që nuk ka pasur ndonjë aludim tek LDK-ja.
Tutje, Peci ka thënë se do t’i padisë disa akter të LDK-së për shpifje edhe nëse nesër mund të jenë partner të një koalicioni qeverisës.
“Unë as love as hate, e gjykojë situatën varësisht nga rrethanat e krijuara. Jam i pari nga grupi jonë parlamentar që kam deklaruar se e preferojë një qeveri stabile të koalicionit ku shumica është shqiptare. Nuk kam pasur ndonjë aludim, e kam këtë pjesën e vërejtjeve, sipas shijes tem personale, për zhvillimet në LDK edhe në rast se ndodh një koalicion i tillë, pikë e presje asnjë nuk e tërheqi, madje madje edhe disa akter atje të pretenduar të LDK-së kam me vazhdu me insistimin tem për me i ndjek penalisht për disa gënjeshtra edhe tentime për me dëmtu imazhin tim edhe nëse në rast se nesër përfundojmë në koalicion”, ka thënë Peci.