0.6 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

“As kur humba babin nuk jam ndierë ashtu” – Beatrix flet për mesazhet dhe “gjyqin e famshëm” që ju bë në Big Brother Vip

- Advertisement -

Ditën e sotme e ftuar në “Fan Club” Beatrix Ramosaj tregoi gjithçka për eksperiencën e saj në “Big Brother Vip”. 

Pas daljes nga shtëpia ajo vendosi të qëndrojë e mbyllur pa dhënë deklarata dhe sigurisht që preferoi të merrte kohë për të reflektuar. Këtë e pranoi edhe gjatë intervistës duke shtuar se kjo shkëputje nga mediat e ndihmoi të krijonte edhe këngën “Faj”.

E pyetur se për çfarë ndihet më shumë në faj ajo tha se i vetmi faj që ndien është fakti që gjithë trysninë, stresin e gjithçka e ka përjetuar nëna e saj Antigona. 

“Ajo ka parë si jam ndierë unë. Më ka parë edhe kur humba babin dhe me gjithë atë dhimbje që po kaloja unë prap qëndrova në këmbët e mia. Pas “gjygjit të famshëm” më besoni që nuk kam qëndruar dot në këmbët e mia. Jam ndierë shumë keq dhe e di mami e ka përjetuar si unë.

Beatrix tregoi edhe për mesazhet e banorëve të rinj që nuk ndikuan mirë te ajo. Ata erdhën dhe më lanë të kuptoja sikur jashtë unë gjykohesha dhe atyre ju vinte keq. Donaldit i thoshin vazhdo lojën tënde. Dhe unë nga fundi nuk po e shijoja më, rrija pa folur, e mërzitur. Ishin sinjale që më lanë të kuptoja që lidhja jonë nuk pëlqehej jashtë dhe nuk ndihesha mirë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit