-1 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

As Haaland e as Lewa, Muriqi e mban një primat në Top-5 ligat evropiane

- Advertisement -

Vedat Muriqi po i mahnit të gjithë në këtë sezon.

Sulmuesi kosovar po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, ndërsa mbrëmë e shënoi një gol spektakolar me kokë në humbjen e Mallorcas 1:2 nga Real Betisi.

E ky gola ishte i veçantë të paktën për statistika për “Piratin”.

Goli i mbrëmshëm në ishull e bëri përfaqësuesin kosovar golashënuesin më të mirë me kokë në pesë ligat kryesore të Evropës në këtë edicion.

As Erling Haaland e as Robert Lewandowski, Vedat Muriqi arriti në kuotën e gjashtë golave të shënuar me kokë brenda këtij sezoni, duke u bërë lojtari i vetëm që e arrin këtë në Top 5 ligat evropiane, njofton “OptaJose”, që merret me statistika të golave dhe të ndeshjeve, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, 32-vjeçari u bë lojtari i parë i Mallorcas që i shënon gjashtë gola me kokë në një sezon që prej Pierre Webo në edicionin 2010/11, i cili i realizonte po ashtu gjashtë gola me kokë.

Muriqi arriti në kuotën e 50 golave në La Liga me Mallorcan duke iu afruar në vetëm katër gola legjendarit Samuel Eto’o (54).

Ndër të tjera, ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios i ka shënuar 16 gola në këtë sezon në kampionatin spanjoll duke e parë veten vetëm prapa liderit, Kylian Mbappe.

Muriqi njëherësh e theu rekordin personal prej 15 golash që e kishte arritur brenda një sezoni.

Të ngjashme

Të fundit