8.9 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

As Gërvalla s’tregon nëse VV-ja do të propozojë Osmani për presidente: Kur të vije koha do ta shfaqim pozicionin tonë

- Advertisement -

Donika Gërvalla, njëra nga udhëheqësit e partisë Guxo, nuk ka treguar nëse koalicioni i VV-së do ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se për këtë çështje do të diskutojnë kur të vije koha.

Në një intervistë për Kanal 10, Gërvalla ka thënë se kanë qëndrim për këtë temë, po nuk do ta bëjnë publike deri me tani.

Ne në momentin që do të fillojmë të diskutojmë rreth presidentit-presidentes, ne do ta shfaqim pozicionin tonë, i cili është i ditur në radhët e koalicionit tonë, mirëpo nuk kam gatishmëri ta diskutoj publikisht sepse mendoj se do ta dëmtoja arritjen e atij qëllimi që dua të arrijnë fund”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka bërë me dije se fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, të formohet Qeveria dhe më pas mund të flitet për çështjen e presidentes.

Të ngjashme

Të fundit