Një javë më parë Gjesti numëronte 602 mijë ndjekës dhe sot numëron 600. Gjesti ka humbur 2 mijë ndjekës.
Egli një javë më parë ishte në shifrat 371 dhe këtë javë është njësoj. Këngëtarja Egli Tako është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas performancës së saj në një koncert të fundit, ku interpretoi këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës. Paraqitja e saj u komentua gjerësisht, por jo për arsye pozitive.
Me po asnjë ndryshim nga java e kaluar rezulton edhe Françeska Murati. Ajo numëron sërish 152K në “Instagram”-in e saj.
Joz Marku ka fituar 2 mijë ndjekës nga java e kaluar. Nga 99K që numëronte, tashmë ai ka 101K në “Instagram”. Kujtojmë se Joz Marku u pyet në “Live From Tirana” nga Ronaldo Sharka në lidhje me Gjestin dhe ai u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur fare kontakt me të dhe se një bashkëpunim mes tyre do të ishte i pamundur.
Në vendin e parë ndodhet sërish Krisa Çaushi. Një javë më parë ajo numëronte 73 mijë ndjekes ndërsa sot 76.4K. Krisa ka fituar plot 3.4K ndjekës.