Arton Demhasaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rritjen e faturave të energjisë elektrike, duke e cilësuar situatën si të papërballueshme për familjet kosovare.
Demhasaj ka theksuar se për një familje me katër anëtarë, fatura mujore e energjisë arrin deri në 270 euro, gjë që sipas tij nuk është normale dhe rëndon rëndë buxhetin familjar.
“Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Derisa qytetari mezi e përballon jetën, Vuk Hamoviçi pasurohet, e familjet kosovare varfërohen çdo muaj,” ka shkruar Demhasaj.
Ai ka shtuar se kjo situatë nuk përfaqëson një krizë energjetike, por një padrejtësi të organizuar, duke akuzuar për keqmenaxhim dhe dëm ndaj interesit të qytetarëve.






