7.4 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga Andin Lokaj, e çon në “disiplinore”

- Advertisement -

ArtMotion ka reaguar në rrjetin sociale Facebook për gjuhën që ka përdorur komentatori Andin Lokajj gjatë “Derbit të Italisë” Juventus – Inter

Në fillim të këtij reagimi, ArtMotion ka kërkuar falje, derisa ka treguar se do të ndërmarrë “masadisiplinore” ndaj Lokajt.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e ArtMotion:

ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter

ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.

Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.

ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.

ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.

ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit