Në emisionin “Pardon My French” ka qenë i ftuar artisti Mal Retkoceri. Në dhjetor 2023, ai mori pjesë në Festival me këngën “Çmendur”. Kjo ishte pjesëmarrja e parë e tij në këtë festival dhe njëherësh “Çmendur” është edhe debutimi i tij i parë në muzikë. Pas fitores, Mali ka treguar për herë të parë edhe mesazhin që ka kënga e tij, duke zbuluar se kënga i dedikohet nënës së tij, në fakt, siç thotë ai, kjo këngë është vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ka kaluar nëna e tij.
Pas suksesit në Festival a mendon artisti se të merrte pjesë në një format si Big Brother do ta ndihmonte që të merrte edhe tek pjesa e famës së menjëhershme?
Nuk është se e kam menduar shumë. Thjesht jam duke u përgatitur për një projekt tjetër muzikor dhe nuk jam duke planifikuar diçka. Nuk është se kam marrë ftesë, por nëse e kisha marrë ndoshta do e kisha menduar ama nuk e di.
Duke u rikthyer edhe njëherë tek muzika dhe arti, Mali zbuloi se ka dëshirë të krijojë këngë dhe do të marrë pjesë sërish në Festival. Ai tregoi se do të tentojë sërish për të shkuar në Eurovision.
Dua të krjoj emrin tim, muzikën time, stilin tim. Synimi im është që të sjell Eurovisionin në Shqipëri.