Analisti Afrim Kasolli ka komentuar reagimet e pushtetit ndaj shkrimit të gaztës zvicerane NZZ, i cili flet për takimet e fshehta në mes të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe shefi i diplomacisë serbe Marko Gjuriç.
Ai ka ftuar eksponentët e pushtetit që ta paditin median në fjalë, nëse këto takime nuk kanë ndodhur.
Sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, e vërteta është ajo që është thënë në artikull.
“Megjithatë kjo situate mund te qartesohet lehte. Nese te njejtit jane te sigurt se nuk ka ndodhur ky takim mund ta padisin kete gazete per shpifje dhe keshtu zv.kryeministri Besnik Bislimi te pakten do te sigruronte shuma te majme si dëmshpërblim. Pos nese ngurojne ta marrin kete hap me arsyetimim se edhe ne Zvicer gjykatat jane te kapura. Përndryshe pa inicimin e nje veprimi te tille legal e verteta mbetet ajo qe shkruan artikulli ne fjale. Kurse zhurma e brendshme eshte vetem ne funksion te fitmit te narracionit ne Kosove. E kete nuk e kane te veshtire ta sigurojnë duke marre parasysh strukjen opozitare”, ka shkruar Kasollli.






